Është e vështirë të transportosh 80 fajkonj. Por nëse je princ saudit, atëherë e ke zgjidhjen. Një sheik prenotoi një avion për të fluturuar 80 fajkonjtë e tij. Mendohet se linja ajrore është Qatar Airways. Disa linja ajrore ofrojnë edhe opsionin e fluturimeve për fajkonjtë, zogjtë e preferuar të pasanikëve. Ato përdoren për gjueti.