Ankthi i një nëne përjetohet njësoj si te njerëzit ashtu edhe të kafshët. Kjo tregohet më së miri në një foto të mrekullueshme dhe të dhimbshme të shkrepur nga një 31-vjeçar në Indi. Fotografi Avinash Lodhi rrëfen se kjo është fotografia më e veçantë në gjithë karrierën e tij: “Gjatë gjithë karrierës sime si fotograf, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë”, u shpreh ai. Në të shfaqet një majmune femër e cila është duke qarë dhe në duar mban trupin e zbehtë të foshnjës së saj, i cili duket se ka humbur ndjenjat. Fotoja u shkrep në Madhya Pradesh, në qendër të Indisë dhe Avinash shtoi: “Ishte aq e shpejtë sa që nuk e dija se çfarë po ndodhte kur shkrepa fotografinë, por sapo e konfirmova imazhin, heshta për një orë. Ky moment është i rrallë, sidomos me kafshët”. Nga momenti kur fotografi hodhi foton e nënës majmunë me të voglin e saj në internet ajo u bë menjëherë virale.