Eli Thompson ka lindur me një gjendje të rrallë e quajtur arhinia. Kjo gjendje shkakton mungesën e hundës në lindje, dhe në mjekësinë bashkëkohore janë vetëm 38 raste të këtij lloji. Nëna e tij Brandi tha “deri ditën që kam lindur çdo gjë shkonte mire”. “Në ora 4:42 kur ai lindi doktori erdhi dhe ma vendosi në krahë, kur e shikova nga afër thash : ai nuk ka hundë”. Eli filloi të marrë frymë përmes gojës së tij. Fëmija u transferua në njësinë e kujdesit intensiv neonatal në Spitalin e Fëmijëve për burra dhe gra dhe kishte një traketomi, tha Brandi McGlathery. Eli duhet të rritet dhe të kalojë pubertetin për të bërë ndërhyrje kirurgjike , deri atëherë do ta kursejmë nga operacione të panevojshme, tha nëna e tij. “Ne mendojmë se ai është i përkryer në mënyrën që është. Dhe deri në ditën që do ai do të ketë dëshirë të këtë hundë ne nuk do ta prekim, ne duhet të adaptohemi”, tha ajo.