Një foshnje i cili ka lindur me kokën në formë aliene ka bërë operacion për të shpëtuar jetën duke hapur kafkën dhe për ta mbyllur sërish. Harry Barker, 18 muajsh, nga Liverpuli, u diagnostifikua me kraniostozë kur lindi, një defekt i rrallë që bën që personi të ketë kokë të deformuar.
Doktorët i thanë mamasë së tij Kylie, 28 vjeç, se ai kishte kafkën e një të rrituri dhe ishte në rrezik të dëmtimit të trurit. Ishte e detyrueshme që ai t’i nënshtrohej dy operacioneve të vështira kur ishte vetëm disa muajsh për të hequr ënjtjen në trurin e tij dhe për shkak të kësaj mbeti përkohësisht i verbër. “Gjendja në të cilën ishte i shkaktonte atij dhembje të mëdha kur lëvizte kokën si pasojë e kafkës së stërmadhe. Kur isha shtatzënë dhe bëra ekon, më thanë se koka e tij ishte shumë e madhe. M’u thye zemra kur më thanë për gjendjen e tij sepse as nuk e dija se isha shtatzënë në atë kohë. S’e pashë për dy ditë dhe ishte shumë e vështirë, sepse doja vetëm të shkoja ta takoja. Kur e pashë koka e tij ishte shumë e madhe dhe dukej sikur kishte dalë nga ndonjë film me alienë”, tha mamaja e tij.