Kriza migruese është një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Evropa për momentin përfshirë edhe Maqedoninë dhe nevojitet të flitet për këtë. Qëndrimi i grupit të Vishegradit dhe i Polonisë është se me problemin duhet të ballafaqohemi në terren në vendet të cilat janë përfshirë nga kriza dhe fuqishëm qëndrojmë në këtë qëndrim.
Këtë e deklaroi ambasadori polak në Republikën e Maqedonisë Jacel Multanovski i cili mbajti fjalim në forumin rinor të titulluar “Refugjatët dhe emigrantët në mediat e reja në Evropën Juglindore dhe Qendrore” që mbahet sot në Shkup, në organizim të shoqatës “Mladi Info” dhe nismës së Evropës Qendrore me mbështetje të grupit të Vishegradit.
“Në Poloni nuk ka emigrantë dhe Polonia nuk e mbështet idenë për rialokim të refugjatëve dhe emigrantëve”, tha Multanovski dhe shtoi se qëllimi i mbështetjes të financimit të këtij forumi është të vendoset kontakt mes Polonisë, gjegjësisht vendeve nga katërshja e Vishegradit, dhe rajonit për ndërtim të dialogut për çështjen e emigrimit dhe refugjatëve posaçërisht mes të rinjve se vetëm përmes dialogut janë të mundura rezultate.
Një nga pjesëmarrëset në forum është edhe Ana Albot nga nisma “Marsh për Alepon” e cila filloi në Berlin dhe së cilës deri tani i janë bashkangjitur 3.000 njerëz prej 27 vendeve.
“Qëllimi ynë përmes këtij marshi paqësor është të shënojmë një problem – luftën në Siri dhe të tentojmë t’i kuptojmë gjërat që ndodhin në terren, si dhe të tregojmë se rinjtë të kenë kujdes për të gjithë atë që po ndodh në botë”, thotë Albot e cila është polake, ndërsa jeton në Berlin.
Ana Alibegova, drejtoreshë se programit për zhvillim të “Mlladi Info” theksoi se në forum marrin pjesë 60-të të rinj , hulumtues, gazetarë dhe aktivistë prej më shumë vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Në suaza të forumit do të prezantohet ekspozitë prej 30 pikturave me temë “Diversiteti”.