Forum i titulluar “Perspektivat evropiane të vetëqeverisjes lokale” do të mbahet sot në Manastir në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Asociacionit evropian për demokraci lokale – ALDA, në suaza të Programit për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë.
Forumin do ta hapë ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi, ndërsa do të marrin pjesë anëtarë të këshillave komunale, nëpunës shtetërorë të cilët punojnë në komunat, përfaqësues nga Qendrat për zhvillim rajonal dhe organizata civile.
“Qëllimi i këtij takimi treditor është të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, me përqendrim në rolin e vetëqeverisjes lokale”, informojnë organizatorët. Në pajtim me Programin, janë paraparë prezantime, debate të hapura, këmbim i përvojave dhe seminare.