Në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, nga data 26 deri më 28 prill do të mbahet Forum i organizatave civile nga Ballkani Perëndimor. Në Forum do të marrin pjesë të paktën 100 përfaqësues të organizatave civile nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe nikoqiri Shqipëria, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane, parlamente të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe Ministria italiane e Punëve të Jashtme. Takimi mbahet në prag të Samitit për Ballkanin Perëndimor, i cili planifikohet të mbahet në korrik në Trieste.
“Në Forum do të bëhet fjalë për atë si sektori civil kontribuon në ndërtimin e agjendës evropiane dhe politikën evropiane, bashkëpunimin e të rinjve, ndërsa do të formulohen rekomandime për Samitin në Trieste, të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e Procesit të Berlinit, bashkëpunimin e të rinjve, qeverisjen e të drejtës dhe antikorrupsionin, inovacionet, marrëdhëniet bilaterale”, lajmërojnë mediat shqiptare. Qëllimi i tubimit në Tiranë është që të vazhdojnë politikat konstruktive dhe të realizueshme të cilat mbështesin procese reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.