Forum biznesit Maqedoni-Serbi

Oda ekonomike e Maqedonisë sot në Shkup organizon takime afariste midis kompanive të Maqedonisë dhe të Serbisë me qëllim të përparimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Qëllimi i vizitës së delegacionit serb të biznesit dhe organizimi i takimeve afariste bilaterale është intensifikimi i mëtutjeshëm i relacioneve ekonomike midis dy vendeve, si dhe krijimi i formave të reja më të larta të bashkëpunimit midis kompanive nga shumë sektorë të ndryshëm në pajtim me interesin e shprehur”, thonë nga Oda.

Në takimin e biznesit, zyrtarisht do të konstituohet Këshilli afarist Maqedoni-Serbi / Serbi-Maqedoni që do të funksionojë në kuadër të dy odave dhe do të shërbejë si urë për intensifikimin dhe përforcimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe lidhjes së subjekteve ekonomike nga të dyja vendet.