Në organizim të Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot u formua Biznes akademia, si edhe një mënyrë për bashkëpunim më të afërt të universitetit me bashkësinë e biznesit. Sipas profesorit Mirolub Shukarov duhet pasur bashkëpunim të ngushtë midis sektorit akademik dhe biznes sektorit me qëllim që të dyja palët të kontribuojnë për zhvillimin personal dhe zhvillimin e shoqërisë ku veprojnë.
“Edhe pse bashkësia e biznesit nga Pollogu ka nevojë për kuadro të cilat janë të nevojshme për veprimtari metalurgjike, kimike dhe të tjera teknologjike të cilat nuk janë në strukturën e universitetit tonë ne i kënaqim nevojat e tyre me kuadro cilësore të ekonomisë, biznesit, shkencave kompjuterike etj.”, tha Shukarov. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha theksoi se biznesit i nevojiten kuadro cilësore dhe profesionale me njohje që të mund të kyçen në punën e përditshme.
Për profesorin Abdulmenaf Bexheti nevojitet ndryshim i sistemit për arsim. “Duhet të vendoset selektim gjatë pranimit të studentëve të rinj pasi që treguesi i tanishëm prej 96 për qind i nxënësve të shkollave të mesme të cilët regjistrohen në ndonjë institucion të lartë arsimor nuk u përgjigjet nevojave. Këtu është ndjekja e kalimit të tyre dhe jo diplomimi të vijë si pasojë e afatit të kaluar prej disa viteve në fakultet. Gjithsesi edhe kuadri mësimor i universitetit duhet të jetë i gatshëm dhe i trajnuar për bartjen e aftësive dhe njohurive të cilat janë të zbatueshme në realitet krahas bazës teorike për studentët”, tha Bexheti.
Ai theksoi se nevojitet edhe ndryshimi i procedurave të cilat parashohin 10 për qind të mësimit të ashtuquajtur klinik apo praktik, por pasi që deri më tani është zbatuar vetëm në letër pa pasur ndikim të vërtetë ndaj mundësive të studentëve. Pritjet e tij janë se përmes akademisë së biznesit të UEJL një pjesë e biznesmenëve në mënyrë më aktive do të kyçen në zbatimin e 10 përqindve të mësimit praktik për studentët.