Shkup, 13 janar – Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë me 3 janar e ndau vauçerin e 10.000 për in-vitro. E siguruara me iniciale S.M.M është 43 vjeçare nga Shkupi. Fondi i dëshiron suksese në realizimin e procedurës. Në një komunikatë drejtuar mediave, Fondi tregon se në vazhdimësi angazhohet për t’a arritur qëllimin respektivisht për t’Ju përgjigjur pozitivisht sa më shumë kërkesave që vijnë nga të siguruarit, dhe t’i kënaq nevojat e tyre. “Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2008 e deri më tani Fondi ka shpërnda gjithsej 10.101 vauçerë për in-vitro. Hera e parë kur Fondi ka filluar ti mbulojë këto shërbime është viti 2008 edhe atë sipas procedurës për refundim të mjeteve, ndërsa nga viti 2010 fillon me shpërndarjen e Vauçerëve. Të dhënat e këtij projekti të Qeverisë ndër vite shënojnë rritje edhe atë: në vitin 2013, nga 1.075 kërkesa për in-vitro, Fondi i ka miratar 1.039 kërkesa pozitive. Në vitin 2014, nga 1.166 kërkesa për in-vitro, Fondi i ka miratuar 1.060 kërkesa pozitive. Në vitin 2015, nga 1.598 kërkesa për in-vitro, Fondi i ka miratuar 1.341 kërkesa pozitive, kurse për vitin 2016 nga gjithsejt 1.862 kërkesa, Fondi i ka miratuar 1.588 kërkesa pozitive. Me kënaqesi Ju informojmë se dinamika e realizimit të projektit për in-vitro i cili konsiderohet si një projekt me prioritet të lartë nga ana e Fondit, i ka tejkaluar edhe pritjet tona më optimiste si nga numri i kërkesave të parashtuara ashtu edhe nga shpejtësia dhe efikasiteti i realizimit të saj”, thuhet në komunikatë. Trendi rritës i numrit të vauçervë, thuhet më tej në komunikatë, vjen si rrjedhojë e risive të cilat Fondi dhe shteti në vazhdimësi i mundësojnë për të siguruarit. “Njëra nga risitë ishte se Fondi nga 01.01.2014 financon procedurën për in-vitro për fëmijën e dytë. Risia e radhës ishte me 28.12.2015 ku Fondi mundësoi financimin e të drejtës për in-vitro për fëmijën e tretë, dhe të katërt. Lehtësim shtesë për të siguruarit ishte lirimi nga participimi respektivisht, me ndryshimet ligjore nga 13.11.2015 participimin prej 6.000 denarëve për shërbimin e in-vitros për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtit e mbulon Fondi për sigurim shëndetësor. Numri i vauçerëve të miratuar është dukshëm i rritur edhe për kërkesat për fëmijë të dytë. Në vitin 2016 e kemi miratuar vauçerin e 189-të për fëmijë të dytë, ndërsa në vitin 2015 numri i vauçerëve të ndarë ka qenë 146. Këtë vit për fëmijën e tretë e kemi miratuar vauçerin e 10-të ndërsa për fëmijën e katërt vauçerin e parë. Institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin në vitin 2017 për kryerjen e shërbimeve in-vitro janë: Pllodnost në Manastir, DR.Organxhiski në Shtip, , Re-medika në Shkup, Ultramedika në Shkup, Moja bolnica në Shkup, Axhibadem Sistina në Shkup, Kinika për gjinekologji dhe akusheri, Gineko medika në Shkup dhe Inanna sistem (Klinika Njuborn) në Shkup”, thuhet në fund të komunikatës. Ndryshe, dokumentacioni i nevojshëm, udhëzimi për mënyrën e realizimit të drejtës për in-vitro dhe të gjitha informacionet tjera janë të shpallura në ëeb faqen zyrtare të Fondit për sigurim shëndetësor www.fzo.org.mk .