50 Cent është i famshmi i fundit që ka shprehur emocionet e tij dhe frustrimit në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, po e krahason fushatën presidenciale të Donald Trump, si dhe fitoren e tij kundër Hillary Clinton me ngjarjen tragjike të sulmeve të 11 shtatorit, transmeton gazetametro.net. 41 vjeçari, nuk ka përmbajtur vetën për të reaguar mbi këtë fitore. Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram i la 12 milionë ndjekësit e tij të dinë saktësisht mendimin e tij në lidhje me fitoren e Trump. “Dita më e keqe e Amerikës është sulmi ndaj kullave binjake më 11 shtator – dhe dita e dytë më e keqe fitorja e Trump”, është mbishkrimi që ka lënë 50 Cent. Reperi me reagimin e tij në Instagram ka mbledhur mbi 51,000 pëlqime dhe gati 700 komente. Kishte përdorues të cilët ranë dakord me të, dhe të tjerët të cilët mbështetën Trump.