Shanghai Shenua dhe lojtari më i paguar në botë, Carlos Tevez, janë eliminuar nga Champions League e Azisë në fazën para eliminatore. Klubi i Super Ligës kineze ka thyer rekordin kur ka nënshkruar me ish-sulmuesin e Juventus, i cili përfiton 720 mijë euro në javë nga kontrata me skuadrën kineze. Por argjentinasi, në debutimin e tij, nuk ka arritur të shpëtojë ekipin nga, teksa Shanghai është mundur 2-0 në shtëpi nga Brisbane Roar.
Kjo humbje ka qenë një goditje e rëndë për trajnerin e Gus Poyet, i cili ka organizuar edhe një miqësore një javë para kësaj ndeshjeje, në mënyrë që skuadra e tij të ishte gati. Tevez duhej ta kthente këtë ekip në skuadrën favorite për të fituar gjithçka, por 33-vjeçari ka qenë në hije gjatë gjithë 90 minutave, teksa Shanghai është eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm i Azisë në fazën para-eliminatore. Golat e realizuar në pjesën e parë nga Brandon Borello dhe Tommy Oar i kanë mjaftuar ekipit të Brisbane për t’u kualifikuar. Ish-sulmuesi i Boca Juniors nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë takim dhe ka qenë ish-lojtari i Inter-it Obafemi Martins rreziku numër një për mbrojtjen mike, por Brisbane është mbrojtur mirë deri në fund, duke siguruar kalimin në fazën me grupe të Champions League-ës aziatike.
https://www.youtube.com/watch?v=u4FS3YrGNkA