Shkup, 22 mars – Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 22 në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Në Çair është zhvilluar derbi shqiptar ku u takuan vendasit FC Shkupi dhe Renova. Nikoqirit ishin ata që fituan përballjen me rezultatin 3:2. Të parët në avantazh kaluan mysafirët, pas një goditje të fortë të Burim Sadiukut topi përfundoi në rrjetën e portierit, Zendeli. Në minutën e 38, skuadra e Shkupit, arriti të barazon rezultatin në 1:1, ku pas një krosimi të saktë nga Muharem Bajrami në zonë ishte Jasiri Asani ai që i saktë e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm katër minuta më vonë përsëri mysafirët nga Tetova, kaluan në avantazh me anë të Faton Jusufit. Në pjesën e dytë, Shkupi mori në dorë lojën dhe arriti të rikthen rezultatin. Së pari në minutën e 52, barazoi Besir Iseni. Ndërkaq, golin e fitores e shënoi Jasir Asani në minutën e 70, i cili ishte edhe i dytë personal në këtë përballje. Ekipi i Shkupit pas kësaj fitore ngjitet në vendin e 7 me 21 pikë të tubuara. Nga ana tjetër skuadra e Shkëndijës ka shënuar fitore të thellë përballë Pobedës me rezultatin 4:0. Në minutën e 3 të takimin, Dino Megjedoviq kaloi kuqezinjtë në avantazh. Në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan edhe 3 gola në portën e mysafirëve. Së pari në minutën e 53 Vujqiç rriti epërsinë në 2:0. Besart Ibraimi shënoi golin e tretë në minutën e 76 dhe goli i katërt erdhi në minutën e 83, ku i saktë ishte Stenio Zhunior. Në përballjet tjera, lideri i tabelës, Vardari shënoi fitore ndaj Bregallnicës me rezultat 2:0. Sileksi mposhti me rezultatin 4:2 fitoi Makedonija GJ.P dhe Rabotniçki në derbin e javës shënoi fitore si mysafire e Pelisterit. (F.N)