Presidenti rumun, Kllaus Johanis, sot i filloi konsultimet me delegacionet e Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) për formimin e qeverisë së re të Rumanisë. PSD-në e prezanton kryetari i partisë Liviu Dragnea, ndërsa ALDE-në bashkëkryetari Kalin Polesku Tariçanu dhe Daniell Konstantin. Ky është raundi i dytë i konsultimeve, pasi para një jave presidenti i pati takimet e para me përfaqësuesit e partive politike nga përbërja e re parlamentare. Atëherë PSD dhe ALDE nuk morën pjesë.