Prilep, 15 nëntor – Në dhjetor do të fillojë pagesa e pensioneve më të larta të cilat janë rritur për pesë për qind dhe u dedikohen pensionit të nëntorit, theksoi ministri i Financave Kirill Minoski në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Shoqatës së pensionistëve të Prilepit. Si Qeveri, potencoi Minoski, mbajmë llogari për standardin e qytetarëve, posaçërisht të pensionistëve. “Edhe në periudhën e ardhshme, në Programin qeveritar parashikojmë masa të cilat duhet ta avancojnë standardin jetësor të pensionistëve dhe seria e volitshmërive të sigurojnë jetëgjatësi të kësaj popullate”, deklaroi Minoski. Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Prilepit Kiril Gjorgjieski theksoi se lajmi për rritje të pensioneve për pesë për qind është për t’u përshëndetur. Minoski gjatë vizitës në Prilep u takua edhe me afaristët nga disa kompani të mëdha eksportuese. Kanë biseduar, siç tha, për avancimin e bashkëpunimit të kompanive me institucionet qeveritare, para së gjithash me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe me Doganën, me ç’rast i ka dëgjuar sugjerimet e tyre. Sipas ministrit të Financave, qëndrimet e kompanive për bashkëpunimin me institucionet qeveritare janë pozitive, posaçërisht nga qasja qeveritare me të ashtuquajturin harmonizim vullnetar tatimor qëllimi kryesor i të cilit është që shteti dhe sektori privat të jenë partnerë. Ministri i Financave, i cili u takua edhe me kryetarin e Prilepit Marjan Risteski, potencoi se është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale të Prilepit me sektorin afarist.