Sllupçan, 20 dhjetor – Hapja solemne e turnirit memorial përkujtimor “Hoxhë Jakup Asipi” filloi me lexime ajete Kuranore nga Hafiz Muhamed Ajeti dhe fjalim përshëndetës nga përfaqsuesi i Myftinisë së Kumanovës, Hoxhë Eljasa Mahmudi, ndërsa me një ndeshje reviale mes dy ekipeve të Hoxhallarëve u shënua edhe goli i parë i turnirit të shtatë me rradhë në sallën e sportit “Fail Konica” në fshatin Sllupçan të Likovës. Pjesëmarrës në këtë turnir janë 30 ekipe futbolli, ndërsa nesër mbrëma do të takohen “Omi Kom”-“Ramanlia”, “Lugina”-“Maloku”, “Daveti”-“Arkus”, si dhe “Gabletech”-“Ismet Jashari”. Ndeshjet fillojne nga ora 18. Edhe këtë vit, sponsor medial i turnirit është gazeta KOHA.