Fëmijët ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos ua pinë gjakun viktimave të tyre, duke besuar se do t’i bëjë të pamposhtur, theksohet në raportin e KB-së. Grupi i armatosur “Kamunia Nsapu”, i cili vazhdimisht po kryen sulme në rajonin qendror Kasai, në radhët e saj luftarake ka djem dhe vajza, prej të cilëve shumica janë në moshë mes shtatë dhe 13 vjet, thekson Komisioni për të drejtat e njeriut të KB-së. Sipas raportit, anëtarët e “Kamunia Nsapu” kanë besuar se rituali magjik, i cili përfshinë pirjen e gjakut të viktimave pa kokë, do të bëjë të pamposhtur. Shumica e banorëve kanë qenë të bindur në aftësitë magjike të fëmijëve, që ka shkaktuar frikë. Të dhënat e KB-së tregojnë se grupi i armatosur ka ekzekutuar të paktën 79 njerëz, ndërsa viktimat kanë qenë kryesisht përfaqësues të pushtetit.