Kate dhe David Ogg, kishin pritur tre vjet para se të bëheshin prindër për herë të parë të dy binjakëve. Lindja ishte e parakohshme, dhe kur Kate po pyeste doktorin për të birin, ai i komunikoi se djali nuk ja doli dot të mbijetonte. Instinktivisht Kate kërkoi që ta merrte fëmijën në krahë dhe e vendosi të voglin Jamie në kraharor, ndërsa prej tij nuk dëgjohej asnjë rrahje zemre. Pranë saj ndodhej David, i cili i përqafoi që të dy. Por teksa nëna po i fliste, Jamie i deklaruar i vdekur, nis që të lëviz dhe i shtrëngon njërin gisht të atit. Prindërit e rinj nuk arrinin që ta besonin, Jamie u kthye në jetë. Por pesë vjet më vonë, Jamie Ogg është një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur. Tashmë James dhe motra e tij Emily nga Queensland, Australi gëzojnë shëndet të plotë dhe janë rritur, ndërsa janë bërë edhe me një vëlla tjetër.