Sulmuesi i Shangait, Oskar është dënuar nga Federata Kineze me 8 ndeshje pezullim për shkak të dhunës që shkaktoi ndaj dy futbollistëve kinezë duke i goditur me top.
Oskar tani nuk do të luajë në Super Ligën Kineze deri më 13 gusht, ndërsa gjithashtu do të marrë edhe gjobë shtesë prej 5.000 dollarë nga organi qeverisës i futbollit kinez.
Kinezët fillimisht ishin të pasigurt se si të ndëshkonin mesfushorin dhe i shkruan FIFA-s për këshilla pas një seance disiplinore të mërkurën ku braziliani nuk mori pjesë .
Oskar ka bërë 21 paraqitje për klubin kinez, duke shënuar4 gola dhe duke ofruar 10 asistime.