FBI thotë se janë rritur sulmet ndaj myslimanëve

Raporti vjetor i krimit i publikuar nga FBI-ja për këtë vit tregon që është shtuar numri i krimeve që kanë për bazë urrejtjen, e me theks të veçantë krimet ndaj komunitetit mysliman. Përgjatë një viti këto sulme kundër myslimanëve në Amerikë shënuan 67 për qind rritje, nga gjithsej 154 aksidente në vitin 2014 në 267 të tilla në vitin 2015. Duke shtuar tutje se ky është numri më i lartë i krimeve që nga viti 2001, kur sulmet e Al Qaeda në New York shtuan sulmet ndaj myslimanëve gjithandej Amerikës Ndërsa përveç ndaj myslimanëve, krimet që kanë për bazë racën, gjininë, religjionin, apo orientimin seksuale kanë shënuar rritje po ashtu. Krimet urrejtëse u shtuan me 9 për qind ndaj hebrenjve, me 8 për qind ndaj njerëzve me ngjyrë, dhe me 5 për qind ndaj komunitetit LGBT.