Më shumë se 500 anëtarë të një familje kineze kanë pozuar për fotografinë e fundit familjare. Fotografitë janë bërë në një ribashkim familjar Ren në fshatin Shishe, në provincën lindore të Kinës, Zhejiang. Kjo familje u ribashkua javën që shkoi gjatë periudhës së Vitit të Ri Hënor, i cili zakonisht festohet nga kinezët, të cilët mblidhen dhe hanë ushqim. Fotografi Zhang Liangzong i ka bërë fotot me dron. Ai ka thënë për BBC se familja Ren, e cila origjinën e ka nga ky fshat, i ka gjurmët 851 vite më parë.
Familja 500 anëtarëshe ribashkohet për fotografi familjare (FOTO)
Leave a comment