Rrjeti social Facebook është duke e testuar një version të dytë sekret të faqes së të rejave dhe ju mund të filloni ta përdorni që tani. Faqja dytësore e të rejave është duke u testuar në versionin beta në Android, por disa përdorues kanë raportuar se po vërejnë ndryshimin edhe në iOS. Në përditësimin e fundit, faqja e rregullt e të rejave mbetet si faqja kryesore dhe versioni i ri është nën kategorinë “Explore”. Në thelb, kjo faqe është një kombinim fotosh, videosh dhe artikujsh bazuar në pëlqimet dhe interesat e përdoruesit sipas faqeve që ai i ka pëlqyer. Kjo faqe e dytë është një mënyrë për t’i lidhur përdoruesit me faqet dhe njerëzit që nuk i kanë shokë në Facebook.