Fabrikë kanabisi në mes të Anglisë, burg shqiptarëve (FOTO)

115

Dy shqiptarë, të cilët të përfshirë në kultivimin e kanabisit, në një banesë në Shrewsbury të Anglisë janë dënuar me burg nga një gjykatë britanike. Besim Tafa dhe Ardit Mehalla u arrestuan pasi policia bastisi një shtëpi në Mostyn Road më 14 Shkurt. Trupi gjykues në Shrewsbury Crown Court u njoh me faktin se 45-vjeçari Tafa kishte një javë që banonte në këtë shtëpi, ku ujiste e kujdesej për 273 bimët e kanabisi. Ndërsa 19-vjeçari Mehalla lëvizte me një furgon me të cilin transportonte furnizime. Dy shqiptarët qëndronin ilegalisht në Britani dhe nuk kishin një adresë fikse.

Besim Tafa u dënua më 20 muaj burg, ndërsa Ardit Mehalla me 12 muaj burg

Ata mësohet se kishin paguar shuma të konsiderueshme parash për t’u futur në këtë shtet dhe punonin për të shlyer borxhet. Prokurori Howard Searle tha se përpara se policia të bastiste banesën në rrugën Mostyn, orët e para të mëngjesit të 14 Shkurtit dy të pandehurit ishin larguar nga shtëpia. Mehalla u gjet pak kohë më vonë nga policia, jo shumë larg banesës. Atij iu gjetën me vete 950 paund dhe një kartë identiteti shqiptare. Ndërsa Tafa u arrestua rreth dy orë më vonë. Në total, dhomat e shfrytëzuara për të rritur kanabisin ishin 6. Policia sekuestroi 273 bimë, thuajse gati për t’u korrur. Shtëpia ishte kthyer në një fabrikë të vërtetë për kultivimin e drogës. Ndërsa në furgon, policia gjeti të gjitha llopjet e produkteve të përdorura për kultivimin e kanabisit. Avokati mbrojtës i Tafës tha se 45-vjeçari ishte punësuar në këtë pronë pasi besonte se do të bënte punë krahu, e jo kopshtarin.

“Ai nuk ka lidhje me krijimin e fabrikës së kanabisit, ama pranon se kujdesej për bimët dhe i ujiste ato”, tha Andrew Holland për klientin e tij, ndërsa theksoi se Tafa ka në Shqipëri gruan dhe dy fëmijët. Ndërsa avokatja e të riut Mehalla deklaroi se ai kishte paguar 7500 paund për t’u futur në Britani dhe pagesa prej 950 paund që iu gjet nga policia do të shkonte për të paguar borxhin. Gjykatësi Jim Tinda dha dënimin me 20 muaj heqje lirie për Tafën, ndërsa 12 muaj për Mehallën. Pas shlyerjes së dënimit, ata do të deportohen në Shqipëri.

Comments are closed.