endkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi ende është i mbyllur për qarkullim, ndërsa dy vendkalimet e tjera kufitare Mexhitlija në Manastir dhe Dojran janë të hapura, informon sot në mëngjes Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët nëpër shtet nuk ka ndalesa dhe qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strazhë.