Njësia Speciale e Ministrisë për Punë të Brendshme, përmes një kumtesë për media ka njoftuar se rreth orës 20:27, janë futur në Parlamentin e Maqedonisë, dhe i kanë evakuuar 30 deputetë. “Në Shtabin operativ i cili udhëhiqet nga drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, rreth orës 20:08 është dhënë urdhër që pjesëtarët e Njësisë Speciale të zbatojnë detyrat e tyre dhe të krijojnë kushte për evakuim të sigurt të deputetëve dhe vendosjen e rendit dhe qetësisë publike pas trazirave të krijuara. Këto masa ende janë duke u zbatuar në Parlament”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Në këtë Shtab operativ, siç thuhet në këtë komunikatë, janë prezent edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, Besir Deari, si dhe përfaqësues tjerë të kësaj ministrie