Europa e 2017, zgjedhje në 4 shtete

Pas një rrëmuje të madhe të vitit 2016, Europa mund të shpresonte në një vit më të qetë, por nuk do të jetë i tillë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në katër nga gjashtë anëtarët themelues të projektit evropian dhe forcat populiste euroskeptike janë drejt një marshimi të vërtetë elektoral. Sipas parashikimeve, të paktën një ndryshim i madh do të ndodh këtë vit në Europë. Hollanda është një nga shqetësimet e politikës europiane. Geert Wilders, në krye të sondazheve për zgjedhje e përgjithshme të 15 Marsit, po infuencon mbi politikën holandeze. Në kundështim të hapur me emigrantët dhe pro daljes nga Bashkimi Europian, ai pasohet nga ekstremistja e djathtë franceze, Marein Le Pen, e cila do të provojë shanset e saj për të fituar presidencën franceze në garën me republikanin François Fillon. Edhe Gjermania do të shkojë në zgjedhje këtë vit, por ato duket sikur do të jenë më pak dramatiket në Europë, pasi Kancelarja historike zotëron ende 57% të mbështetjes popullore. Ndërsa Italia e zemëruar aktualisht është më e varfër se Polonia dhe pritet që zgjedhjet e ardhshme në fillim të 2017 të vënë në pikëpyetje projektin Europian.   Liderët europianë që do të zgjidhen do ta kenë të vështirë të gjejnë kontrollin mbi pushtetin e dobësuar nga suksesi i populistëve europiane.