Numri i personave të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore në Etiopi arrin në 8,5 milionë. Në raportin “nevojat humanitare” të përpiluar në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar për Rreziqet e Fatkeqësive në Etiopi, nga organizatat e ndërlidhura me Kombet e Bashkuara (OKB) dhe me shoqërinë civile, njoftohet se në gjithë shtetin numri i atyre që kanë nevojë për ndihma ushqimore në Etiopi arrin në 8,5 milionë persona.
Gjithashtu në raport thuhet se kjo rritje buron nga niveli i ulët i reshjeve të shiut në rajonet jugore dhe lindore të shtetit. Në anën tjetër në raport njoftohet se 3,6 milionë fëmijë, gra shtatzënë dhe nëna me fëmijë, kanë nevojë për ushqyes shtesë, si dhe që 10,5 milionë persona kanë nevojë për mbështetje për furnizim me ujë të pastër.
Përveç thatësirave intensive Etiopia po përballet edhe me sëmundje të ndryshme. Që nga fillimi i vitit e deri më tani janë regjistruar më shumë se 38 mijë raste të diarresë akute, kurse afro 800 persona humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje. Në Etiopi, me një popullsi prej 100 milionë banorë, thatësirat po e rëndojnë gjendjen e popullit, ku shumica e banorëvemerret me bujqësi dhe blegtori.