Në tremujorin e katërt të vitit 2016 në periudhën e njëjtë nga vitit 2015 në transportin rrugor për udhëtim numri i udhëtarëve të transportuar është ulur për 5,2 për qind, në transportin urban-ndërurban për 8,4 për qind, në transportin hekurudhor për 54 për qind, ndërkaq numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ajror është rritur për 9,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban-ndërurban është rritur për 28,3 për qind, në transportin udhëtar është ulur për 1,7 për qind, në transportin hekurudhor për 1,8 ndërsa në transportin ajror transporti arrin 28 për qind.
Nga ESHS informojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është rritur për 9,1 për qind , në transportin hekurudhor është ulur për 2,1 për qind, ndërsa në transportin ajror ulja arrin 7,8 për qind.
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, siç kumton ESHS, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është ulur për 36,7 për qind në transportin ajror për 14 për qind, ndërsa në transportin hekurudhor është rritur për 5,6 për qind.