Shkup, 4 gusht – Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Lubeten të Shkupit është gjetur një trup i djegur i pajetë. Siç kumtoi MPB sot, mbrëmë rreth orës 23:30 është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një livadh. “Zjarri është shuar, më pas është vërejtur trupi i një personit të pajetë”, informojnë nga MPB-ja. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i SPB Shkup, Ndihmës së Shpejtë dhe Prokurori Publik. Trupi i personit është dërguar për obduksion, ndërsa po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.