Një ndër lojtarët më të famshëm të Finlandës, Roman Eremenko, ka rezultuar pozitiv për përdorim kokaine. Në tetor, kur skuadra e tij CSKA e Moskës u ndesh me Leverkuzenin, Eremenko iu nënshtrua kontrollit antidoping nga UEFA. Testi doli pozitiv dhe UEFA e pezulloi provizorisht, por edhe testi i dytë doli pozitiv, ndaj Eremenko është pezulluar për dy vjet. Titullar te CSKA, Eremenko ka luajtur 73 ndeshje me kombëtaren.