Erdogan: Vendimin për dënimin me vdekje e caktojmë ne, jo Perëndimi

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot  deklaroi se çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e Qeverisë së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA). “Çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e Qeverisë së Turqisë. Pas vendimit të parlamentit rreth kësaj, siç kam deklaruar edhe më parë, unë si president do të konfirmoj këtë vendim. Perëndimi nuk mund të marrë vendim në lidhje me të. Ne jemi ata që marrim një vendim për këtë çështje”, tha Erdogan.