Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, i ka përgëzuar për fitoren e arritur në referendum dhe ka uruar që këto rezultate të jenë të dobishëm për popullin. Burime të Presidencës së Turqisë kanë njoftuar se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është duke pranuar mesazhe urimi nga shumë liderë botërorë me rastin e fitores në referendumin e mbajtur në Turqi për ndryshimet kushtetuese.