Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, duke folur për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë, tha se ngjarjet e djeshme janë shqetësuese dhe se dhuna nuk është zgjidhje për asnjë problem, duke uruar që në Maqedoni të kthehet sa më parë qetësia dhe stabiliteti, raporton Anadolu Agency (AA).
“Të gjithë së bashku ndoqëm ngjarjet që ndodhën ditën e djeshme në Maqedoni. Shqetësuese janë ngjarjet që ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Dhuna nuk është zgjidhje për asnjë problem. Në emër të vendit tim unë ngushëlloj çdo person që është dëmtuar nga këto ngjarje atje. Veçanërisht presim nga komuniteti turk atje, që të qëndrojë larg ngjarjeve, ashtu sikurse edhe ka qëndruar deri më tani. Dëshirojmë që shteti vëlla dhe mik, Maqedonia, ti kthehet sa më shpejte qetësisë dhe stabilitetit”, theksoi presidenti Erdogan.