Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, është në dyshim nëse do të mbetet në Camp Nou pas këtij sezoni. Luis Enrique ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Strategu spanjoll nuk ka pranuar t’i jep garanci kampionit të Spanjës se do ta vazhdoj kontratën. Kështu, Enrique mund të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të këtij sezoni. “Unë nuk kam asnjë dyshim se jam në ekipin më të mirë, me klubin më të mirë, me lojtarët më të mirë, në shtëpinë time dhe me familjen time, duke fituar gjëra “, ka deklaruar Enrique për Barça TV. “Por ekziston një gjë rreth kësaj pune që është shumë e vështirë, me kushton shumë dhe është një negativitet që duhet ta marre parasysh kur t’i konsideroj sezonet e ardhshme. Jam i vetëdijshme se ose jam këtu në Barcelone ose askund. Kam kohe dhe klubi do te me mbështesë”, ka theksuar ai.