Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Maçevski sot deklaroi se emërimi i anëtarëve të rinj të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse në ndërmarrjet, institucionet dhe agjencitë publike do të kryhet gradualisht ashtu siç do të ekipohen kuadrot.
“Kërkojmë kuadro adekuate për pozitat adekuate. Vendimi i djeshëm i Qeverisë do të thotë vetëm shkarkim i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse. Kjo procedurë do të shkojë gradualisht siç do t’i eliminojmë kuadrot në institucionet adekuate”, deklaroi ministri Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për shtyp në Lidhjen e Odave Еkonomike të Maqedonisë. Ai theksoi se është e nevojshme periudhë e caktuar kohore që të gjinden kuadro adekuate të cilat do t’i plotësojnë kushtet që kërkohen në pajtim me ligjin.
Sipas tij, askush ose rrallë kush nga drejtorët e tanishëm i plotëson kushtet në pajtim me ligjin e tanishëm sepse janë vendosur në pozita udhëheqëse para se të sillen dispozita ligjore. Ministri tha se po mendohet në shpenzim të shtetit që të kryhet kontrolli i kualifikimeve të caktuara të cilat kërkohen nga kandidatët para aplikimit për vend të caktuar të punës në administratë.