Një vrasës serial, i mbiquajtur “vampiri” është ekzekutuar nga forcat e policisë në Nigeri. 36-vjeçari Henry Chibueze ishte përgjegjës për vrasjen e më shumë se 200 personave, në një fushatë monstruoze rrëmbimesh e vrasjesh, që nisi qëkur ai ishte 11-vjeç. Siç shkruan “DailyMail”, pas ekzekutimit, trupi i tij u parakalua nëpër rrugë, teksa turmat e njerëzve u mblodhën për të parë. Mes viktimave të këtij vrasësi të pa mëshirshëm përfshihej një ish e dashur. Ai e ekzekutoi atë dhe 6 fëmijët e saj teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Lagos. Chibueze ishte vënë në pranga nga policia, por arriti të arratisej në Janar me ndihmën e anëtarëve të bandës së tij famëkeqe. Ai u fsheh në jug të vendit, por autoritetet arritën ta gjenin. E gjatë tentativës për ta kapur, mes tij dhe policisë pati shkëmbim zjarri, që përfundoi me vrasjen e “vampirit”. Përpara se ta merrnin trupin e tij zvarrë nëpër rrugë, oficerët e policisë e vendosën atë së bashku me anëtarët e tjerë të bandës pranë njëri-tjetrit. “Terrori, frika dhe ankthi që ishte shkaktuar nga arratisja e vampirit tashmë i përket së shkuarës”, u shpreh një zyrtar i policisë.
Ekzekutohet “vampiri”, kishte vrarë mbi 200 persona (FOTO)
Leave a comment