Shkup, 10 janar – Na duhet një qeveri e cila në tërësi do të ndryshojë politikën buxhetore dhe në vend që shteti të dikton zhvillimin ekonomik në vend, kjo të jetë në duart e bizneseve të cilët duhet të diktojnë rritjen ekonomike, shkruan gazeta KOHA. Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) dhe ekspertëve ekonomik, parashikimi i Qeverisë së mëparshme për rritje ekonomike prej 3.7 për qind janë një mision i pamundur, sepse gjatë gjithë vitit 2017 Maqedonia sërish do të jetë në një krizë të thellë politike dhe rritja ekonomike e vendit këtë vit me gjasë do sillet rreth 2,2% dhe nuk do të jetë proporcionale në të gjithë sektorët e ekonomisë, por në kurriz të politikave selektive duke favorizuar veprimtari të caktuara dhe duke “goditur” kështu sektorë të tjerë. “Duke marrë në konsideratë periudhën në të cilën po kalojmë, periudhë e paqartësive të mëdha dhe mbi të gjitha kohë kur të gjithë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.