Ekonomia franceze është rritur 1.2 miliard euro për shkak të Euro 2016

15

Ekonomia franceze është rritur me më shumë se 1.2 miliard euro teksa shteti evropian ka korrur të ardhurat e organizimit të Euro 2016. Franca mirëpriti 24 shtete si pjesë e një Kampionati Evropian të zgjeruar, me Portugalinë që ishte fituesi eventual pasi mundën Francën e Didier Deschamps në finalen e “Stade de France”. Dhe një raport i Qendrës së Ligjit të Sportit dhe Ekonomisë (CDES) dhe agjensisë KENEO ka zbuluar se zgjerimi i kompeticionit solli plot 613,000 vizitues, duke derdhur 1.2 miliard euro në arkat franceze. “Pa dyshim organizimi i UEFA Euro solli një përfitim financiar masiv në çdo apekt,” shprehet CEO i UEFA Events SA, Martin Kallen, i cili ishte edhe drejtori i kompeticionit për Euro 2016.

“UEFA Euro 2016 tregoi se tifozët janë në gjendje të udhëtojnë në masë për të mbështetur vendet e tyre respektive, dhe shifrat e raportit tregojnë se sa shumë para është shpenzuar ekonominë vendase.” Raporti tregon se vizitorët qëndruan një mesatare prej 7.9 ditësh dhe shpenzuan një mesatare 154 € në ditë, me shumën e shpenzuar që shkon 625.8 milionë euro. “Evenimentet madhore sportive mund të jenë të shtrenjtë për sa i përket investimeve por ka benefite si direkte dhe indirekte,” shton Jacques Lambert, presidenti i UEFA Euro 2016 SAS, duke e tejkaluar shumën 200 milionë € të parave publike që është shpenzuar mbi turneun.

Comments are closed.