Presidenti i Francës, Emanuel Makron e ka emëruar Eduard Filipin, kryeministër të ri të Qeverisë franceze. Kryeministri Filip, 46-vjeçar, është prefekt i qytetit Le Havre. Ai është anëtarë i Partisë Republikane.
Ai do ta ketë detyrën që të sigurojë shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Francë, të caktuara për më 11 dhe 18 qershor të këtij viti, që presidentit Emanuel Makron duhet t’i mundësojë t’i zbatojë reformat e paralajmëruara dhe programin e tij.
Zgjedhja e Filip në postin e kryeministrit, shihet si përpjekje e Makron për të tërhequr figurat kyçe nga partitë e djathta dhe të majta të Francës. Makron sot ka nisur punën e tij si president. Ai gjatë ditës pritet të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synimin që të forcojë raportet mes dyja shteteve. Makron fitoi në zgjedhjet presidenciale të 7 majit kundrejt kandidates të së djathtë ekstreme Marine Le Pen.