Në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet Manifestimi poetik ndërkombëtar “Festa e blirit”. Siç kumtoi SHSHM, në pjesën e parë të manifestimit, në shtëpinë e shkrimtarëve të Maqedonisë do të ndahen çmimet “Skeptri letrar” për poetin Stojan Tarapuza dhe poetin nga Kosova Eqrem Basha. Çmimet do t’i ndajë kryetari i SHSHM-së Vele Smilevski, ndërsa për krijimtarinë e Tarapuzës dhe Bashës do të flasin Borçe Panov dhe akademiku Ali Aliu. Manifestimin do ta hapë kryetari i Bordit organizativ Vlladimir Martinovski.
Në mitingun poetik, në mesditë do të marrin pjesë 28 poetë me vargje të dedikuara për Shkupin dhe blirin. Do të ndahet çmimi për vjershën më të mirë të mitingut, ndërsa poetes Bistrica Mirkullovska do t’i jepet çmimi “Danica Rupigaj” për përmbledhjen me poezi “Fatamorgana”. programin do ta udhëheq Aleksandra Velinova.