Një nxënëse 10 vjeçare nga Nairobi është rrahur për vdekje nga mësuesja dhe nxënësit e tjerë të klasës, për shkak se ajo nuk dinte të lexonte. Bëhet fjalë për You Wangari në shkollën fillore Mukandamia. Sipas Nairobi News, nxënësit ishin urdhëruar ta mësonin 10 vjeçaren për të lexuar dhe nëse ajo nuk arrinte, atëherë duhet ta rrihnin atë. Prindërit e nxënësve të tjerë, pretendojnë se ata janë thirrur që ta qëllonin 10-vjeçaren, për të mbuluar brutalitetin e mësueses. Pas ngjarjes, vajza është larguar në shtëpinë, ku jetonte me gjyshen e saj 86 vjeçare. Ajo ankohej për dhimbje barku dhe shpine derisa pas 4 ditësh gjendja e saj u përkeqësua dhe vdiq në spital.