https://www.youtube.com/watch?v=O1zoA91CwwM
Gjedhet e prekura nga “dermatoza modulare” po shiten nga fshatarët, ndërsa mishi i tyre po përdoret nga fabrikat e sallamit. Dëshmia që ka dhënë një fermerë nga Lushnja për ABC News është tepër alarmante në lidhje me cilësinë e ushqimeve që konsumojmë. Sipas saj, lopën që i kishte ngordhur nga “dermatoza modulare” e kishte shitur për 10 mijë lekë dhe e kishin dërguar në Tiranë për Sallam. Shumë fermerë thonë se e kanë të pamundur të mjekojnë me kafshët e sëmura me fondet e tyre duke bërë thirrje për vaksina nga Ministria e Bujqësisë.