Një adoleshent në Brazil do të ndihet i turpëruar përgjithmonë ose së paku për një kohë të gjatë, pasi një artist tatuazhesh i vuri në ballë ‘vulën’: “Unë jam hajdut dhe dështak”. Artisti Maycon Wesley, nga Brazili, e kap adoleshentin i cili sapo kishte vjedhur një biçikletë nga një njëri me vetëm një këmbë, e ul atë në një karrige dhe filmon teksa i bën tatuazh në ballë fjalët turpëruese. Pasi mbaron veprën e radhës, ai e pyet adoleshentin e turpëruar nëse i pëlqen tatuazhi i ri.