Sigurisht se vezët i konsumoni shpesh, qoftë për t’i fërguar në mëngjes ose për të përgatitur ndonjë ëmbëlsirë me to. Pa marrë parasysh se si e përgatisni atë, sapo e keni thyer keni vërejtur se në të bardhët e vezës shihet një lloj fije e trashë e bardhë. Çfarë është ajo? Është koha të njiheni me atë që amerikanët e quajnë “chalaza”. Chalaza gjendet në dy anët e të verdhës së vezës, dhe qëllimi kryesor i saj është që ta mbajë të verdhën e vezës në qendër të vezës. Chalaza është një formë e veçantë e proteinave, dhe zakonisht vërehet kur dëshironi të ndani të verdhën e vezës nga e bardhja. Kjo fije e bardhë që duket në të bardhën e vezës është plotësisht e shëndetshme, kështu që nuk keni nevojë që ta hiqni atë. Në fakt, nëse e shihni një ‘fije’ të tillë në të bardhën e vezës, atëherë veza është plotësisht e freskët.
E gjeni shpesh këtë ‘fije’ të bardhë në vezë? Ja çfarë është ajo!
Leave a comment