Një nënë, e cila dogji për së gjalli vajzën e saj, pasi u arratis me një mashkull të cilin familja nuk e donte, është dënuar me vdekje në Pakistan. Parveen Bibi pranoi përpara një gjykate speciale në qytetin e Lahore se e kishte vrarë të bijën në Qershor të vitit të shkuar, pasi “kishte turpëruar familjen”. Policia tha se 18-vjeçarja Zeenat Rafiq u martua me Hassan Khan dhe jetoi me familjen e tij një javë përpara se të vritej. Gjykata dha dënimin me burgim të përjetshëm edhe për vëllai e saj Anees, pasi rezultoi se ai së bashku me të ëmën e rrahën të renë brutalisht, përpara se Parveen t’i hidhte asaj vajgur dhe t’i vinte flakën. Sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhuna ndaj gruas në Pakistan është alarmante. Vetëm në 2015-ën raportohen më shumë se 1100 vrasje për shkak të nderit.