Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta është shprehur shumë i lumtur për kualifikimin në çerekfinale, pas përmbysjes së jashtëzakonshme ndaj PSG-së.
“E dinim se çfarë donim. Donim të shënonim gola. Bëmë të pamundurën dhe në futboll këto gjëra ndodhin. Në Paris gjithçka kishte shkuar keq, duhej të luanim sot shumë të markuar, e kemi bërë këtë dhe duhet të urojmë njerëzit dhe lojtarët. Këta lojtarë garantojnë se bëjnë gjërat mirë”, është shprehur Iniesta pas takimit.