Nëse pyesni se ç’është më e mira që fëmija juaj të hajë për kafjall, përgjigjja është e qartë. Racioni më i mirë janë vezët. Kështu së paku konstatojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi. Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Pensilvanisë kanë treguar që fëmijët të cilët për kafjall hanë vezë, një kohë të gjatë kanë ndjenjën që janë të ngopur. Dhe mu për këtë nuk kanë nevojë që të fusin shumë kalori për kafjall dhe drekë, me ç’rast zvogëlohet rreziku nga shëndoshja. Në hulumtim kanë marrë pjesë 48 fëmijë dhjetëvjeçarë, të cilëve për kafjall u janë dhënë të hanë vezë, drithëra apo kaçamak.