Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo 68 sekonda diagnostifikohet një rast i ri me sëmundjen e Alzheimerit. Humbja e kujtesës apo Alzheimeri siç njihet me emrin mjekësor, prek zakonisht moshën nga 65 vjet e më lartë. Dëmi që kjo sëmundje shkakton në tru janë harresa si sjellje të paartikuluara. Shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë humbja e çelësave të makinës, nuk jeni në gjendje të kujtoni përvjetorët apo ditëlindjet dhe këto shenja bëhen edhe më të rënda me kalimin e kohës. Në videon më poshtë mund të shihni se si ndihet dhe çfarë përjeton një person me Alzheimer, brenda një dite.