UNIA kërkon “liberalizimin e mëtejshëm të kodit të punës”. Për të zbatuar kërkesat e tyre, UNIA ka prezantuar një studim për stresin që përjetojnë punëtorët me punën që bëjnë në zyrë. Sipas një sondazhi të UNIA-s, 70 për qind e stafit nëpër zyra ankohen nga stresi. UNIA mbështetet në një anketë online në sektorë të tillë, si sigurimet, sigurimet shëndetësore, teknologjinë e informacionit, reklamat, administratë dhe banka. Një total prej 586 njerëzish ishin përfshirë në anketën e UNIA-s. Shumica e të anketuarve janë femra. Pjesa më e madhe e të punësuarve (69.8 për qind) ndjehen të stresuar në vendin e punës. Vetëm 6.2 për qind thonë se ata nuk janë të stresuar asnjëherë ose rrallë. Përfundimi: Stresi në punë ka ndikim negativ mbi shëndetin fizik dhe mendor. “Shumë punonjës ndjehen të zënë ngushtë, të lodhur, nervoz dhe të irrituar për shkak të stresit”, shkruan UNIA. Presioni në kohë është arsyeja kryesore për stresin, 58.7 për qind e të anketuarve shprehën se “presioni në kohë” është arsyeja kryesore që sjell stresin në punë. 46 për qind ka të bëjë me “presionin në performancë dhe 40.5 për qind nëse ka “udhëzime të paqarta” dhe “ditë e gjatë pune” janë burim i stresit.