Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan do të qëndrojë për vizitë dyditore në Rusi ku do të ketë takime me kolegun e tij rus, Vlladimir Putin dhe do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit Bilateral për bashkëpunime të nivelit të lartë. Tema kryesore e bisedimeve ndërmjet Putinit dhe Erdoganit të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat u përkeqësuan në mënyrë drastike pas rrëzimit të aeroplanit rus “Su-24”nga ana e forcave turke mbi kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë në nëntor të vitit 2015. Në mesin e temave që pritet të jenë pjesë e bisedës do jetë edhe projekti për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha turke” dhe të centralit bërthamor “Akkuju” në Turqinë jugore, shkruan “TASS”. Burime nga delegacioni turk paralajmërojnë se Erdogan do ta sjellë në bisedë edhe çështjen forcave kurde, të cilët Ankaraja i akuzon për lidhje me Partinë Punëtore Kurde.